Është hapur sot zyra për ndihmë juridike falas në Komunën e Podujevës, bën të ditur kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në ceremoninë e përurimit të Zyrës për ndihmë juridike falas, mori pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Bahri Selimi.

Hapja e kësaj zyre është rezultat i marrëveshjes së nënshkruar javë më parë nga Komuna e Podujevës me Agjencinë për Ndihmë Juridike dhe GIZ-it gjerman si bashkëfinancues.

Me këtë rast kryetari Bulliqi tha ky është një lajm i mirë për qytetarët e Komunës sonë, të cilët tani e tutje do ta kenë një adresë ku mund të marrin shërbime juridike për nevojat e tyre.

Për realizmin e kësaj nisme, Komuna e Podujevës ka përmbushur pjesën e infrastrukturës, duke siguruar hapësirë për zyre, ndërsa Agjencia për Ndihmë Juridike do të shtrijë shërbimin dhe veprimtarinë e saj./Llapi.info

May be an image of 1 person and indoor
May be an image of 1 person, sitting, indoor and office