Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe Kryeshefi i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, Burim Kelmendi, vendosën sot gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të njësisë së kësaj kompanie në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Në Podujevë ka filluar ndërtimi i objektit të ri me infrastrukturë përcjellëse të Kompanisë Regjionale “Pastrimi” – Njësia në Podujevë.

Në ceremoninë e organizuar me rastin e fillimit të punimeve, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe Kryeshefi i Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, Burim Kelmendi, vendosën gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri.

Komuna e Podujevës i ka ndarë kësaj kompanie parcelën për ndërtimin e objektit.

“Me ndarjen e parcelës nga Komuna dhe ndërtimin e objektit, në lokacionin e ri, krijohen kushte më të mira pune për ofrimin e shërbimeve cilësore në mbrotjen e ambientit”, tha kryetari Veliu./Llapi.info