Pjesës kufitare në Dumnicë të Podujevës nuk i vije aspak era shqip. Kjo së paku shihet edhe në tabelën shenjëzuese në të cilën janë të vendosura gjuhë të huaja, por jo edhe gjuha shqipe.

Madje, në tabelë rekomandimi jepet edhe në gjuhën ruse. Indeksonline mëson se tre tabela janë të njëjta të vendosura në këtë zonë, dhe të gjithat kanë të njëjtin shkrim, në mungesë të gjuhës shqipe.

Fotografia e siguruar nga Indeksonline është siguruar dje kur policia kufitare po monitoronte zonën kufitare, përkatësisht rrugën që çon për në Kurshumli.