Numri “9” do të pensionohet përgjithmonë nga fanelat e Klubit të Futbollit Llapi.

Këtë vendim e kanë marrë drejtuesit e klubit nga “Zahir Pajaziti” që krahas saj synojnë ta rregullojnë edhe muzeun në nderim të figurës tashmë të ndjerë Fadil Vokrri.

“FC Llapi merr vendim emocional por të përjetshëm dhe krenar në shenjë kontributi për Futbollin Shqiptar dhe për FC Llapi-n si klubi i parë i Fadilit

Kemi vendosur për realizimin e Muzeut kushtuar Legjendës së Futbollit Shqiptar të të gjitha kohërave, FADIL VOKRRI.

Poashtu FC Llapi tërheq fanelën me numër 9 numri i CIRES tonë kështu e thërrisnin e gjithë Podujeva, numër ky që sezonin e fundit e barti Gentrit Begolli”, thuhet në kumtesën e klubit./Llapi.info