Në mesin e 955 zyrtarëve publik të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, është edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Emri i Osmanit figuron në listën e kontrollit të plotë të pasurisë, të publikuar nga Agjencia Anti-Korrupsion, shkruan Reporteri.net.

Përveç presidentes, shorti për kontroll të plotë të pasurisë i ka rënë edhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, si dhe shumë figurave tjera të rëndësishme siç janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, Ardian Gjini, Mimoza Kusari-Lila e Fjolla Ujkani, bashkëshortja e ish-presidentit Thaçi, Lumnije Thaçi, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi dhe Anton Quni, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe të tjerë.