Gjatë javës që po lëmë pas është rritur numri i rasteve me Covid-19 në Kosovë, duke çuar në 16,754 numrin e përgjithshëm të rasteve, prej tyre 1,485 janë aktive .

Vetëm gjatë ditës së shtunë janë shënuar 148 raste të reja me virus, por është rritur edhe numri i testimeve.

Madje të shtunën u shënua një rekord testimesh, 1028 sosh.

Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kosovë tashme ka arritur 16,754 nga 79,189 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Deri më sot numri i të shëruarve është gjithsej 14,617, kurse numri i rasteve aktive është 1,485.