Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.
Për zbatimin e këtij vendimi, ministri Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare – minimumi 1 vit.

Siç thuhet në njoftim, këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.