Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë sot me anë të Facebookut publikoi se muajin e kaluar në Klinikë ka lindur foshnja më e madhe në Maqedoninë e Veriut.

“Një kuriozitet i vogël…në muajin shkurt në KUGJO ka lindur foshnja më e madhe e lindur në shtet…është bebe mashkull 5700 g i rëndë dhe 55 cm i gjatë”, njoftuan nga Gjinekologjia e Spitalit shtetëror të Shkupit.