Në Gjilan konfiskohen barna pa banderola të Kosovës e me banderola të Serbisë

Foto ilustrim

Dje në një barnatore të Gjilanit janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi barash, nga rreth 100 lloje të tyre, transmeton Koha.net.

Barnat, ka njoftuar Policia rajonale e Kosovës përmes kumtesës, kanë qenë pa banderola të Republikës së Kosovës dhe me banderola të Republikës së Serbisë.

Konfiskimi i barnave është bërë nga inspektorë AKPM-Prishtinë (Agjencioni Kosovar për Produkte Medicinale) dhe në bashkëpunim me policë nga Njësiti i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion.

Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti mbetet në hetime të mëtutjeshme nga Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike.