Në shënim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Llapit, kryetari Ramush Haradinaj bëri homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, komandantit Zahir Pajaziti.

Kryetari Haradinaj, në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Llapit, tha: “Sot jemi këtu për të nderuar veprën, guximin e sakrificën e luftës sonë për liri”.

“Luftëtarët e Llapit janë prej luftëtarëve të parë që i dolën zot vendit, në kohën kur vendi kërkonte sakrificën sublime për liri. Ne sot i kujtojmë me respekt, duke e konsideruar sakrificën dhe porosinë e tyre, si udhërrëfyes të punës sonë të përditshme”, tha kryetari Haradinaj. /Telegrafi/