Foto ilustrim

Një rrahje mes dy familjeve ka ndodhur në ditën e Bajramit në qytetin e Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, nga kjo rrahje nëntë persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

“Podujevë,  20.07.2021 – 09:00. Ka ndodhur një përleshje në mes të dy familjeve (9 meshkuj kosovarë), ku si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 7 fishek dhe një shkop. Me vendim të prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Llapi.info