Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë moti i vranët dhe me intervale me diell.

IHMK bën të ditur se vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Po ashtu, në njoftim thuhet se nesër do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.