Është një nga produktet më të pritura të 2020-tës, por do të vonojë dhe pak. Iphone 12 nuk u lansua në eventin special të Apple të martën, dhe tani data e re pritet të jetë diku nga fillimi i tetorit.

Megjithatë, disa informacione rreth tij dolën në dritë, duke i dhënë kështu diçka për të folur të apasionuarve që po e presin më padurim hedhjen e tij në treg.

Kështu thuhet se iPhone 12 do të sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5, ndryshe nga ato të rrumbullakosura të iPhon-ëve të fundit. Dizajni do të jetë i përmirësuar dhe veçoritë e kamerës, gjithashtu.

Tre aparatet që e paraprinë, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max ishin mjaft elegante dhe të fuqishme, ndaj pritshmëritë janë të larta për iPhone-in e ri. Tradicionalisht, Apple I hedh në treg telefonat e rinj të saj në shtator, por duket ka pasur probleme për shkak të ndërprerjes së punës në fabrika.

iPhone 11 kishte tre variante vitin e kaluar, megjithatë shumë burime pretendojnë se do të ketë katër variante të iPhone 12 këtë vit ; iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.