Ndotja e ajrit, Mançevski akuzon Trajanovskin

LSDM përsëri ka propozuar një sërë masash që kanë të bëjnë me uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Këshilltari i kësaj partie në Qytetin e Shkupit Damjan Mançevski akuzoi kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski se ende nuk ka marrë asnjë masë dhe që nuk ka miratuar asnjë politikë për uljen e ndotjes së ajrit.
Nga LSDM gjithashtu akuzuan se banorët e kryeqytetit tashmë vite me radhë po përballen me ajrin e ndotur.
Ndërkohë nga Qyteti i Shkupit përmes një reagimi me shkrim thonë se pohimet e LSDM-së janë të pavërteta.
Sipas tyre Qyteti i Shkupit ka marrë të gjitha masat e mundshme për uljen e ndotjes së ajrit e që bien nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale.