Ende pa u bërë të paktën një ditë, riparimi i asfaltit në rrugën “Ilir Konushevci” ka nisur të dëmtohet, shkruan Llapi.info

Edhe pse asfalti ishte vendosur për t’u riparuar gropat, është dëmtuar vetëm disa orë pasi është intervenuar. E kjo ka bërë që të ankohen edhe banorët e asaj ane.

Ata kanë hedhur mëdyshje te cilësia e asfaltit, duke dërguar fotografi në adresë të Llapi.info.

Sipas tyre, asfalti me të cilën është shtruar rruga është bërë pa u plotësuar, dhe kjo ka bërë që të ketë prishje të tilla brenda ditës.

Ndryshe, Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontrata mijëra eurosh për asfaltimin e rrugëve nëpër të kësaj komune.

Kujtojmë, edhe në Podujevë probleme infrastrukturore nga banorët janë raportuar të natyrave të ndryshme, teksa në lagjen e Rakincëve filloi të çelë dhe të lulëzojë asfalti./Llapi.info