Temperaturat sot kanë shënuar rritje të konsiderueshme, por në Kosovë nuk kanë arritur deri në 40 gradë Celsius ende. E kemi fjalën për matjen e temperatuave nën hije sipas standardeve meteorogjike dhe metodave shkencore empirike.

Ajo çfarë po e bën të nxehtit e sotëm jashtëzakonsisht të rëndë është ajri afrikan i cili me ardhjen e tij përmes Mesdheut ka thithur lagështi dhe është dyndur në territoret tona. Pra, lagështia relative e ajrit është e lartë dhe temperaturat janë të larta, megjithatë temperatura reale është rreth 35-36 gradë Celsius, por bën të ndihet deri në 5 ose 6 gradë Celsius më shumë për shkak të lagështisë së ajrit.

Siç po e shihni edhe në fotografinë kryesisht ndjesia e nxehtësisë është rreth 40 gradë Celsius, e ndoshta në disa rajone është edhe më e lartë. Në Shqipëri dhe Maqedoni deri në 43.

Gjatë orëve të ardhme ndjesia e nxehtësisë mund të rritet edhe më shumë dhe apelohet për kujdes të shtuar sidomos për personat e ndjeshëm të mos dalin pa nevojë deri sa kjo të kalojë.

Nga nesër ulje të lehta të temperaturave, ndërsa nga pasnesër në Kosovë, Kosovën lindore dhe Maqedoninë Veriore pritet të kemi edhe reshje shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan