Xhiroja e 24-të mes KF. “Llapi” dhe KF. “Dukagjini” zhvillohet nesër duke filluar nga ora 15:00 në stadiumin e KF. “Keku”, për shkak të fushës jo të mirë të KF. “Llapi”.

Tahir Batatina, trajner i KF. “Llapi” ka thënë se KF .“Llapi” ndeshjen si vendas do ta zhvilloj në Obliliq, për shkak të fushës jo të mirë të këtyre të fundit.

Një gjë të tillë Batatina e ka bërë të ditur përmes një komenti në rrjetin social “Facebook”.

Kjo ndeshje zhvillohet për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës./Llapi.info