Ekipi nga Podujeva, KF Llapi debuton sonte në garat evropiane, ku ballafaqohet ekipin e Shkupit, në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League, shkruan Llapi.info.

Ndeshja e parë kualifikuese e rrethit të parë në Ligën e Evropës do të zhvillohet në stadiumin stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00.

Skuadrës nga Zahir Pajaziti doli fituese në Kupën e Kosovës, e cila ia mundësoi ëndrrën për t’u ndeshur në garat evropiane.

Në rast se e kalon këtë fazë, atëherë në raundin e dytë do të përballet CD Santa Clara nga Portugalia. Ndeshjet e këtij raundi pritet të zhvillohen më 22 dhe 29 korrik.

Rezultat pozitiv pret edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili thotë se ka krijuar ekipi unik, duke shtuar se synon të shkruajë historinë edhe në arenën ndërkombëtare.

“E shoh një ndeshje të vështirë, luajmë ndaj një kundërshtari që e ka përvojën e pjesëmarrjes në gara të Evropës por nuk i frikohem fare sepse edhe ne nuk duhet të gjejmë justifikim, pasi që ka ndryshuar futbolli dhe të gjithë tash po dijnë me luajtur futboll. Kam skuadër unike dhe të bashkuar. Përparësinë e shoh të grupi i lojtarëve dhe atmosfera brilante në skuadër por edhe puna në fazën përgatitore na ka ndihmuar shumë. Jemi komponuar mirë si skuadër, me këta djemtë bëra historinë e Llapit dhe me ta po e shkruaj historinë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Batatina./Llapi.info