Drenica – Llapi do të jetë dueli që do ta nis xhiron e dytë në elitën e futbollit kosovar, njofton Llapi.info.

Sfida nis sot në ora 17:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

Ky duel pritet të jetë interesant, pasi që në xhiron e parë Drenica u mposht nga rivali lokal Feronikeli me rezultat 4-1, ndërsa me po të njëjtin rezultat Llapi deklasoi Vushtrrinë në “Zahir Pajaziti”.

Ndeshja do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve: Gramos Shala, Fatmir Abrashi dhe Visar Kelmendi./Llapi.info