Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare Dr. Ymer Mustafa, mjeku i parë shqiptar në Llap, njofton Llapi.info.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 18:00, në varrezat e fshatit Pakashticë e Poshtme, Komuna e Podujevës.

E pamja bëhet në shtëpinë e të ndjerit në lagjen Arbëria, rruga “Eduard Lir”.

Mustafa për 41 vjet shërbeu në shëndetësi, ku 30 prej tyre i kaloi në Pediatri./Llapi.info