Ditën e sotme (e enjte) ka ndërruar jetë këngëtari i njohur i muzikës popullore, Ismet Bogujevci.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ai tutje ka njoftuar se për detaje të varrimit familja do të iu njoftojë me kohë.

“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërroi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për varrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.

Ismeti ndërkohë ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.

I njëjti ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime.

“Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohur