Në orët e vona të së enjtes, në moshën 56-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë farmacisti i njohur shqiptar nga Podujeva, Adnan Mustafa, njofton Llapi.info.

Magjistri i shkencave të Farmacisë u lind më 18 qershor 1960, në Dumnicë të Poshtme të Podujevës.
Studimet i ka mbaruar në vitet ’80 të shekullit të kaluar, në Universitetin e Beogradit, ndërsa specializimin në Biokimi Medicinale në Prishtinë.

Ka qenë kryetar dhe anëtar i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, si dhe kryeredaktor i Formularit të parë të barnave të Kosovës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 3 shkurt, në orën 15:00, në varrezat e familjes në Dumnicë të Komunës së Podujevës./Llapi.info