Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Rumanisë, dhe tifozët vendas detyruan gjykatësin, Kevin Blum, ta ndërpresë lojën në minutën e dytë.

Kjo erdhi pasi që gjatë ndeshjes së zhvilluar në kuadër të Lidhjes së Kombeve, u dëgjuan thirrjet e tifozëve “Kosova është Serbi”, shkruan Telegraf.rs, transmeton Klan Kosova.

Tani është pothuajse e sigurt që Portugalia do ta fitojë vendin e parë në këtë grup, duke lënë pak mundësi që Serbia dhe Rumania të mbijetojnë në këtë betejë futbolli.

Gjithashtu, tifozët rumunë kanë ngritur një flamur ku shkruante “Ashtu si në kohët e vjetra”.