Festivali Kombëtar i Letërsisë dhe Ditët e Diasporës ka përfunduar me ndarjen e çmimeve.

Organizatori i Festivalit, Fatmir Halimi, ka bërë ndarjen e çmimeve dhe njëkohësisht ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali.

Çmimin e Diasporës e ka fituar autori dhe publicisti llapjan Shaip Beqiri me poezitë e tij, ndërsa çmimin për poezinë më të mirë e ka fituar poezia me shifrën “Rrota Hyjnore”, ndërsa çmimi për tregimin më të mirë i ka takuar tregimit me shifrën “Vajza e shilarësit”.

cmimi 2

cmimi 3

Organizatori Fatmir Halimi ka treguar se këtë vit ka pasur një konkurencë më të madhe, ku për poezinë më të mirë kanë konkuruar mbi 100 poezi, ndërsa për tregimin më të mirë kanë qenë mbi 30 tregime.

Poashtu janë ndarë mirënjohje edhe për dy poezi tjera: njëra me shifrën “Pjetër Bogdani” me titullin “Në Prishtinë”, ndërsa tjetra me shifër “Gjirokastra” me titull “Te sakaku i të marrëve”.

Mirënjohje ka pasur edhe për dy tregime tjera: njëri me shifër “1902” , me titull “Në sytë e tij pikëllim”, ndërsa tjetri me shifër “Vetmia M” me titull “Vetmia e Mollës”.

Organizatorët kanë ndarë mirënjohje edhe për autorët të cilët promovuan librat e tyre si dhe për Zyrtarët e Ministrisë së Diasporës, ndërsa Zyrtarët nga Ministria e Kulturës nuk ishin prezent në sallë.

Kritiku letrar Prend Buzhala ka dhuruar në emer të një biznismeni llapjan, një shifër simbolike prej 10 euro për pesë të rinj të cilët kishin marrë pjesë në festival me poezitë e tyre, sipas tij për të stimuluar të rinjt që të vazhdojnë të jenë aktivë me shkrimet e tyre./Llapi.info

prendi 1