Tiranë, 14 dhjetor -NATO do të investojë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë.

Zv.sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller në një konferencë për shtyp me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se NATO “është angazhuar për të kontribuar në sigurinë e Shqipërisë. Ne kemi ndërmend të investojmë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë dhe ky investim prek sidomos aspektin me furnizimin me karburant apo anë të tjera logjistike. Ky projekt synon për të modernizmin dhe rrit nivelin e sigurisë”.

“Shqipëria ka rritur personelin e forcës reaguese të NATO-s në Afganistan. Shqipëria ka gjithashtu efektivë që marrin pjesë në forcën shumëkombëshe luftarake në Letoni”, tha Gottemoeller.

Ajo u shpreh e impresionuar për aftësinë dhe kapacitetin e trupave shqiptare.

“Shqipëria qëndron përkrah aleatëve përmes kontributit të saj me personel dhe financiarisht në Ukrainë dhe në luftën kibernetike”, tha Zv.Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller.

Gottemoeller tha se e gjitha kjo dëshmon kontributin tuaj në drejtim të paqes dhe sigurisë. “Shqipëria po kryen investime të shumta në Forcat e Armatosura duke rritur gjithashtu GDP-në me 2 % deri vitit 2024”, tha Gottemoeller.

NATO, u shpreh Gottemoeller “është angazhuar për të kontribuar në sigurinë e Shqipërisë. Ne kemi ndërmend të investojmë 51 milionë euro për të modernizuar bazën e forcave ajrore në Kuçovë dhe ky investim prek sidomos aspektin me furnizimin me karburant apo anë të tjera logjistike. Ky projekt synon për të modernizmin dhe rrit nivelin e sigurisë”.