Napoli ka triumfuar ndaj Fiorentinës me rezultatin 2:0, duke u ngritur në pozitën e tretë në renditje të Series A.

Lorenzo Insigne në minutën e 57-të dhe Piotr Zielinski (67’) shënuan golat për Napolin.

Amir Rrahmani e Elseid Hysaj ishin titullar për Napolin dhe luajtën tërë ndeshjen. Ata u ndëshkuan me kartonë të verdhë.

Pas 37 ndeshjeve Napoli zë vendin e tretë me 76 pikë, Një më tepër se Milani e Juventusi që gjenden në pozitat katër e pesë.