Interi ka marrë një fitore tepër të rëndësishme ditën e djeshme kundër një kundështrai të fortë si Tottenham.

Kur ndeshja ishte pothuajse e skuadrës Angleze, Interi bëri kthesën e madhe duke shënuar dy gola në fund të takimit.

Pas kësaj paraqitje të mirë të “zi kaltërve” ka folur edhe ylli i kësaj skuadre Radja Nainggolan, i cili ka thënë se kjo ishte një fitore është plotësisht e merituar.

“Është rezultat i merituar, sepse ne luajtëm mirë”, tha Nainggolan për Sky Sport Italia, shkruan albeu.

Ai ka insistuar se Interi ka skuadër të fortë prandaj edhe duhet të punojë fort për ta arritur potencialin.

“Morëm një gol që kundërshtari e shënoi me fat, por për dallim nga paraqitjet tona në Serie A deri tani, ne kapem ritmin në pjesën e dytë dhe luajtëm mirë”, shtoi ai.