Një problem me të cilin po përballen së fundmi qytetarët e Kosovës është çmimi i lartë i derivateve.
Çmimi i naftës në Kosovë është më i lirë në rajon, pos Maqedonisë e cila ka akcizën 10 cent më të lirë.

Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, janë të pavërteta lajmet se në Kosovë po shitet nafta 30 më shtrenjtë.

Në një konferencë për media, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, reagoi duke i quajtur të rreme këto lajme.

“U lansua kinse nafta po shitet 30 cent më shumë se në regjion kjo s’është e vërtetë. Ne regjion në përgjithësi janë më shtrenjtë përveç Maqedonisë. Shteti maqedon qe po thonë pse e ka me lirë ne jemi më të lirë ne rajon sepse Maqedonia e ka akcizën 10 cent me lirë. Ne rregullatori kyçja në rrugë jemi i vetmi shtet që paguajmë kyçje në rrugë”, tha Berjani.