Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se takimi i radhës me Vetëvendosjen, duhet të jetë përfundimtari, në të cilën do të bëhej e ditur arritja ose jo e marrëveshjes bashkëqeverisëse.

Mustafa, duke folur për ofertën e bërë të martën nga Vetëvendosje, ka thënë se të njëjtën nuk do e shqyrtojnë në organet e partisë, raporton KTV.

Deklarimi i kreut të LDK-së, vjen pas publikimit të ofertës së saj drejtuar VV-së.

Sipas këtij propozimi, LDK-ja insiston të ketë postin e kryetarit të Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit.

Përveç kryetarit të Kuvendit, sipas propozimit të postuar në Facebook nga Avdullah Hoti, LDK-ja do të kishte edhe zv.kryeministrin e parë, nënkryetarin e dytë të Kuvendit dhe pesë ministri