Mustafa: Opozita të heqë dorë nga dhuna

Mustafa: Opozita të heqë dorë nga dhuna

“Si LDK dhe kryeministër shpreha qëndrimin se vendi i debatit dhe zgjidhjes është Kuvendi i Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas përfundimit të takimit te Presidentja, raporton Koha.net.

“Opozita duhet të largohet nga dhuna, nga gazi lotsjellës, nga koktej i molotovit dhe të kthehet dhe të bëhet pjesë konstruktive e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Të bëhet pjesë edhe e procesit të hartimit të statutit të AKS-së dhe pjesë e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin. Nga z.Haradinaj nuk kishte një përgjigje për këtë”, ka thënë kryeministri.