Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti, për vaksinimin e të moshuarve me vaksinën kundër COVID-19, shtesat e pagave të pensionistëve, policëve dhe mjekëve.

“Një procedurë e cila zgjat disa sekonda u kthy në një kaos. Në vend që qeveria të kërkoj falje ndaj të moshuarve, ajo u ul dhe vendosi që pensionistëve të ju ulin edhe ato pakë shtesa”, ka thënë Mustafa.Tutje, Mustafa ka përmendur premtimet e qeverisë aktuale të cilat janë bërë gjatë fushatës zgjedhore.

“Gjatë fushatës premtoi rritje të pensioneve. Sipas qeverisë nuk ka shtesa deri sa ata të mësohen të rreshtohen një nga një”, ka thënë ai.Mustafa ka kërkuar që të krijohet një zgjidhje e shpejt.“Ministër Murati ul dhe urgjentisht ofroi zgjidhje, se sa ti ndëshkoni pensionistët. Nëse struktura e buxhetit nuk po të ofron zgjidhje afat shkurtër ose afatgjatë atëherë, uluni dhe rishikoni buxhetin”, ka thënë ai.