Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se në Kosovë s’ka Polici të korruptuar, ka policë me emër e mbiemër, të korruptuar e të lidhur me krimin ekonomik.

“Ka ardhur koha që e keqja të ketë adresë e të ndëshkohet jo të përgjithësohet e amnistohet. Jo të njolloset mundi dhe djersa e policëve të ndershëm”.“Policia është e Kosovës, jo e bandave kriminale!”, ka shkruar Musliu në rrjetin social Facebook.