Danny Murphy ka thënë se Virgil van Dijk e meriton Topin e Artë para Lionel Messit.

Javë më parë, France Football ka publikuar listën e 30 lojtarëve për ta fituar çmimin e madh individual, derisa në listën e ngushtë janë mbrojtësi holandez, argjentinasi dhe Cristiano Ronaldo.

Por, ish-mesfushori i Liverpoolit ka deklaruar se Van Dijke meriton Topin e Artë shkaku i triumfit në Ligën e Kampionëve dhe lojës së tij në Ligën Premier.

“Për mua, fituesi është Virgil van Dik”, ka thënë Murphy për talkSport.

“Besoj që shkaku i ndikimit që ka pasur me lojën e tij te Liverpooli, duhet ta fitojë çmimin”.

“Kemi disa fakte për të: Cilësitë si lider të tij janë rritur, veçanërisht në katërshen e mbrojtjes, është fenomenale”.

“Ta shikojmë ndikimin që ka pasur në Liverpool dhe kualitetet e tij, atëherë nuk ka dyshime se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë”, ka shtuar më tej ish-anëtari i The Reds.

Por, statistikat e Messi po ashtu ishin mjaftë të mira dhe do të jetë një garë e ngushtë mes të dy lojtarëve.