Tjetër ndeshje, tjetër gol për Muriqin në Superligën e Turqisë
Fenerbahçe e ka mposhtur 3-1 Beshiktashin në kuadër të xhiros së 16 në Superligën e Turqisë.
Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10 në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje, raporton Gazeta Express.
Golat tjerë i shënuan Ozan Tufan dhe Max Kruse, derisa golin e nderit për Beshiktashin e shënoi Atiba Hutchinson.
Pas kësaj fitore, Fenerbahçe e Muriqit ka shkuar në kuotën e 29 pikëve dhe gjendet në pozitën e tretë