Vedat Muriqi ka mbërritur në Romë për teste mjekësore.

Ylli kosovar ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane Lazio.

Muriqi para nisjes për në Romë tha se zgjodhi Lazion për të bërë një hap të madh në karrierë.

Reprezentuesi kosovar sapo ka zbarkuar në kryeqytetin italian.

Lazio ka publikuar fotot e Muriqit nga aeroporti, teksa prizrenasi bëri foto me shallin e Lazios.

Klubi italian do t’i paguaj 18 milionë euro te Fenerbahce plus dy milionë të tjera bonuse për yllin kosovar.