Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë mbajtur konferencë për media.

Murati tha se Ministria e Financave ka vendosur që të mbulojë shpenzimet fikse të qirave dhe pagat e punëtoreve të atyre sektorëve që ndikohen pas masave të reja kundër Covid-19.

“Nuk është vendim për të shpenzu mjete shtëse, por marrë parasysh situatën ekonomike, ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë vendimeve të Qeverisë sepse jetët e njerzëve janë të rëndësishme.

Kemi bërë të pamundurën që shëndeti ekonomik të mos dëmtohet. Masat për të mbështutur bizneset që preken nga vendimi.

Kemi taku përfaqësuesit e këtyre sektorëve, mbështetja nuk do mungojë. Masat konkrete do vijnë ditëve në vijim.

Shpenzimet fikse, qiratë dhe pagat e punëtorëve. Si ministri do jetë që të ruhet shëndeti ekonomik dhe vendet e punës. Shumë shpejt do dalim me masat konkrete, do takojmë edhe përfaqësuesit e këtzre sektorevëe. Për cdo sector do ketë dizajnim më specifik”.