Një video amatore e filmuar brenda një marketi, shfaq momentin kur dy të rinj në “zonën e kuqe” të Italisë, aty ku mbi 50 mijë qytetarë janë futur në karantinë si pasojë e coronavirusit.

Videoja shfaq dy klient të sulmojnë njëri-tjetrin në market, derisa punonjësit mundohen t’i ndajnë dhe ta qetësojnë situatën, transmeton Telegrafi.

E autori i videos së shpërndarë në rrjetet sociale thotë se është filmuar në qytetin Casalpusterlengo, një nga 10 qytetet në rajonin e Lombardisë që janë bllokuar totalisht nga frika e përhapjes së coronavirusit.

Arsyeja e rrahjes ishte mungesa e artikujve ushqimorë, dhe duket se njëri prej tyre kishte marrë i pari diçka që synonte ta blinte personi i dytë dhe aty filloi gjithçka.