Kryetari i Pejës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, në Debat Plus ka folur rreth mundësisë së koalicionit me VV-në, me të cilin subjekt politik po synojnë edhe të qeverisin.

Muhaxheri ka thënë se nuk është LDK ajo që është pengëse për formimin e institucioneve, por VV.

“Derivojnë dy qëndrime, një për kryeparlamentarin dhe presidentin. Ne po ngulim këmbë te parimet e marrëveshjes. Partneri i koalicionit, mundet me na qit para aktit të kryer, ne jemi parti serioze, jemi partner serioz, sikur t’kishte qenë i gatshëm për marrëveshja, ajo marrëveshja tashmë do të ishte e gatshme. Pengesë s’është LDK, por VV”, ka thënë Muhaxheri, përcjellë Indeksonline.

Tutje ofertën e fundit të Mustafës dhe asaj që ka thënë se deri në fund të javës ta bëjmë marrëveshjen, ai s’e cilësoj si ultimatum.

“S’është ultimatum, por mundësi me shqyrtu për një javë. Nuk ka opsion B përveç marrëveshjes me VV-në”.