Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që prejse kur u ndërtua objekti i ri i brigadës së Zjarrfikësve në Podujevë, marrja e meritave për të veçse ka filluar.

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu përmes një spoti politik të shpërndarë në faqen zyrtare të tij Facebook, lidhur me këtë ka shkruar se “ndihmuam në krijimin e kushteve me objekt dhe pajisje moderne për zjarrfikësit” Kliko këtu:

Mirëpo për një gjë të tillë, komuna e Podujevës veçse ka dhënë lejen e ndërtimit pasi që investitor i këtij projekti ishte Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës ndërsa punëkryesi “Tribune Construction”.

Përveç kësaj, Veliu po akuzohet edhe nga banorë të kësaj lagjeje në të cilën është i ndërtuar objekti i zjarrfikësve. Kujtim Zebica, banor i lagjes, përmes një shkrimi në Facebook ka paraqitur edhe një varg problemesh tjera të cilat i preokupojnë banorët e rrugës “Ramë Govori”. Ai ka shkruar se përveç mos përfundimit të këtij objekti, në këtë lagje nuk ka as rrjet kanalizimi e as ndriçim publik.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se zjarrfikësit në Podujevë para 20 ditësh kanë pranuar edhe një donacion tjetër prej 22 palë çizmeve nga Koloneli i Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRDC) i KFOR-it, Daniele Bajta./Llapi.info