Mourinho refuzoi dy oferta nga i njëjti klub

Jose Mourinho refuzoi dy oferta nga Real Madridi, raporton The Sun.

Gazeta britanike ka bërë të ditur se përfaqësuesit e ish-menaxherit të Chelseat janë në bisedime me Manchester Unitedin për të zëvendësuar Louis van Gaalin.

Përveç Realit, Mourinho besohet se ka refuzuar edhe një ofertë nga Kina, pasi dëshiron të mbetet në Premier Ligë.