Jose Mourinho prezantoi disa elemente të reja në stërvitje re Roma, duke përfshirë një dron dhe një ekran gjigant në mënyrë që ai të mund t’u tregojë lojtarëve gabimet e tyre në kohë reale.

Special One është duke u informuar me teknologjinë më të fundit dhe duke sjellë teknika të reja në përgatitjet e tij.

Siç shihet në llogarinë zyrtare të Romës në Twitter, Mou ka kërkuar një dron të personalizuar që të rri pezull mbi fushë dhe të filmojë lojtarët e tij.

Kjo i lejon stafit të tij të marrin një pamje perfekte të formës dhe lëvizjeve të tyre në fushë.

Është vështirë se një qasje e re, pasi Maurizio Sarri e bëri këtë tashmë te Napoli disa vite më parë.

Ndryshimi nën Mourinhon është se ai gjithashtu kishte një ekran gjigant të instaluar në murin e terrenit në Trigoria.

Në atë mënyrë, ai mund të ndalojë stërvitjen, t’i tërheqë të gjithë prapa dhe të lejojë lojtarët të shikojnë gabimet e tyre brenda sekondave nga përfundimi i tyre.

Është një përdorim i shkëlqyeshëm i teknologjisë për ta ndihmuar atë të tregojë taktikat e tij para ekipit.