Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Gjithashtu është paraparë se do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.