Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se javën e ardhshme do të jetë mot i ngjashëm.

Sipas Institutit, të martën ka mundësi të ketë reshje të dobëta, ndërsa reshje të intensitetit mesatar deri të lartë mund të jenë nga dita e enjte.

“Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore”, njofton IHMK.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.