Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell

Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen  me reshje shi, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga  o deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.