Instituti Meteorologjik i Kosovës paralajmëron për sot mot me diell dhe vranësira, të cilat pasdite vende-vende shoqërohen me reshje shiu.

Ditën e diele pritet të ketë reshje shiu. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë celsius kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.