Moti

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm me mundësi për riga të dobëta të shiut.

Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 6C -8C celsius, kurse më të lartat e ditës do të lëvizin ndërmjet 26C -28C celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë në kufijtë e normales me tendencë të ngritjes, lagështia relative në mëngjes 87% , gjatë ditës do të zbresë në 33%, dukshmëria horizontale mbi 15km, kurse era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.