“Mosdalja në zgjedhje, është rrezik real që ta rritë dukshëm ndikimin e grupeve klienteliste në vendimmarrjet e ardhshme politike!”

Shkruan: Fadil Maloku, sociolog

1. Dalja në gjitha zgjedhjet e deritanishme në Kosovë, pothuajse gjithnjë është përcjell me një trend të rënies (përjashtim bëjnë vetëm zgjedhjet e para të pasluftës, kur deliriumi i vetëkënaqësisë ishte kulminat edhe shkaku i çlirimit të Kosovës!), apo procesi abstenimi të qytetarëve në zgjedhje.

2. Shqetësimi ynë, nuk do ishte aq alarmues ndoshta, sikur mosdalja apo abstenimi brengosës i qytetarëve kosovar, të ndërlidhej me indiferencën dhe apatinë publike politike në vend, dhe me sfidat (demarkacioni, asociacioni, Gjykata Speciale, Ushtria..etj.!)që e presin Kosovën pas krijimit të këtij Parlamenti dhe Qeverie

3. Sipas “dioptrive” partiake, në zgjedhjet e sivjetme, ka indikacione evidente që trendi i daljes në votime të rritet, shkaku i një mobiliteti të ri (social, politik dhe sish ekonomik), por, edhe shkaku i rrethanave të reja që u krijuan me fuzionimin partive politike në tri blloqe kryesore, në skenën politike kosovare.

4. Por, athua do të ndodhë kjo rritje e (“mbikëqyrur” dhe) e stimuluar nga stigmatizimet, mobilizimi, dhe “armiqësia” midis tyre? Në realitet, në jashtësi, fitohet përshtypja që njëmend partitë tona politike janë vërtetë të interesuara që pjesëmarrja në votime e qytetareve të rritet. Por, e vërteta është e kundërta: Ato, në fakt punojnë që rritja të ndodhë përmes shtimit të militantëve dhe klientelisteve partiak, e jo edhe qytetarëve në përgjithësi.

5. Sepse, mosdalja e qytetarëve (sipas kalkulimeve dhe ekspertizave të tyre!) në zgjedhje, dosido e rritë ndikimin e grupeve militante dhe klienteliste të subjekteve politike në vendimmarrjet e ardhshme politike, si edhe e fuqizon vendimmarrjen dhe kompetencën politike të tri pozitave kyçe në hierarkinë e shtetndërtimit!

6.(Mos)dalja në zgjedhje, sipas përvojave të pesë palë zgjedhjeve që i ka pas Kosova, mund të analizohet nga disa këndvështrime: a/Këndvështrimi SOCIAL; që ka të bëjë me dëshmimin se vërtetë po konsolidohemi, edhe: demokraci e re dhe në ekspansion, por, edhe si shtet. b/Këndvështrimi POLITIK, që ka të bëjë kryesisht me inercionin e (mos)interesimit që e kanë qytetarët me dal në votime! Ngase, kështu dukshëm u ngushtohet laku, partive politike që ata t’i votojnë vetëm militantët e vetë partiak dhe grupet e tyre klienteliste. c/Këndvështrimi EKONOMIK, që ka të bëjë kryesisht me leverdinë pragmatike të shtetit dhe institucioneve tjera sociale.

7. Realisht këto këndvështrime shkojnë në favor tê pjekurisë së asaj që unë e identifikojë si “nivel i duhur emancipimi politik” tek qytetarët kosovar!