Ilmi Tahiri, mësimdhënës dhe poet, banor i një kontinier në lagjen kolektive “Lagjja e Kujvajtit”, në Podujevë, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, i është drejtuar zyrtarëve më të lartë shtetëror, Presidentes Jahjaga, Kryeministrit Mustafa, Ministrit të Arsimit, Bajrami, Kryetari te Podujevës Veliu dhe Drejtorit të Arsimit, Nexhmi Rudari për ndihmë.

Tahiri, në një shkrim dhe video që e ka hedhur në Facebook, ka përshkruar gjendjen e tij mjeruese që po i kaplohet dita ditës.

Ndër të tjera, mësimdhënësi nga Podujeva e ka përmendur si opsion edhe ikjen nga vendi në pamundësi për mbijetesë.

Ja përshkrimi i tij në Facebook:

“Apel teper urgjent per ndihme drejtuar institucioneve me te larta shteterore te republikes se Kosoves qytetareve , njerezve te vullnetit te mire si brenda ashtu edhe jashte Kosoves dhe gjithe diaspores shqiptare nga mesimdhenesi dhe poeti Ilmi Tahiri banues ish strehimoren kolektive ish lagjja e kuvajtit Podujeve”.