Sot janë bërë 22 vjet nga dita kur Podujeva u çlirua përfundimisht nga pushtuesit dhe okupatorët serbë, njofton Llapi.info.

Më 19 qershor të vitit 1999 për herë të parë forcat e NATO-s hynë në qytetin e Podujevës, për t’i larguar kështu forcat paramilitare serbe nga territori i kësaj komune.

NATO-ja u bllokoi rrugën serbëve për t’i dëbuar ata në vendin nga ku kishin ardhur. Në po atë ditë, të rinj e të vjetër festonin ditën e çlirimit.

Ndërhyrja e forcave paqeruajtëse në Kosovë, konsiderohet një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e këtij vendi. Kjo pasi hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre të shqiptarëve të dëbuar. Me rastin e shënimit të kësaj dite, Komuna ka organizuar aktivitete të cilat do të na përcjellin deri në mbrëmje./Llapi.info

Më poshtë, momenti kur u patën përzënë okupatorët serbë nga Podujeva: