Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur turma e qytetarëve vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar vdekjes, kur dëgjojnë të shtënat e armëve që ndodhin në New Orleans ku mbetën të lënduar 10 persona.

Të shtënat ndodhën në rrugën Canal në orët e para të mëngjesit të dielës, duke bërë kështu që të krijohet një situatë kaotike, ku qindra kalimtarë rasti fillojnë të vrapojnë për t’i shpëtuar plumbave, transmeton Telegrafi.

Nga të shtënat e kanë pësuar 10 persona që u plagosën dhe mbetën në rrugë të mbuluar në gjak, ndërsa qytetarë të shumtë janë fshehur pas veturave duke i shfrytëzuar si mburojë derisa u shfaqen forca të shumta të policisë.

“Ishte situatë kaotike. Shumë njerëz vraponin në të gjitha drejtimet e mundshme”, ka deklaruar një roje i një hoteli që ishte dëshmitarë i kësaj ngjarje.